Politika e privatësisë
Përditësuar më: 26 tetor 2026
Ne e respektojmë privatësinë tuaj. Këtu shpjegojmë shkurt cilat të dhëna mbledhim, pse dhe si mund t’i kontrolloni ato, në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe, për vizitorët nga Bashkimi Evropian, me Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR, Rregullorja (BE) 2016/679).
1. Kush jemi
Ora Ilire drejtohet nga Bahri Kashi, NIPT M66916001H, me adresë: Rruga Komiteti i Kosovës, Shkodër. Për çdo pyetje mbi privatësinë: info@orailire.com.
2. Çfarë të dhënash mbledhim dhe pse
Kur rezervoni biletë: emrin, email-in, numrin e telefonit dhe datën e orën e vizitës, për të kryer dhe konfirmuar rezervimin. Pagesa me kartë kryhet në mënyrë të sigurt përmes Stripe; ne nuk i shohim dhe nuk i ruajmë të dhënat e kartës suaj. Stripe mund t’i përpunojë këto të dhëna edhe jashtë Shqipërisë, sipas politikës së vet të privatësisë. Kur na shkruani, përdorim emrin dhe mesazhin tuaj vetëm për t’ju përgjigjur.
3. Cookies
Cookie thelbësore – të nevojshme që faqja të funksionojë, p.sh. për gjuhën dhe për të mbajtur mend zgjedhjen tuaj për cookies.
Analitikë – vetëm nëse klikoni “Prano”. Përdorim Google Analytics për të kuptuar si përdoret faqja, pa ju identifikuar personalisht; Google mund t’i përpunojë këto të dhëna edhe jashtë Shqipërisë. Pa pëlqimin tuaj nuk ngarkohet asgjë prej tyre.
Harta në faqe shfaqet nga Google Maps, i cili mund të vendosë cookies të veta. Zgjedhjen tuaj për cookies mund ta ndryshoni në çdo kohë duke fshirë cookies në shfletues.
4. Ku strehohet faqja
Faqja strehohet në një server të Hetzner Online GmbH, në Falkenstein të Gjermanisë, pra brenda Bashkimit Evropian. Serveri mban regjistra teknikë të aksesit — adresën IP, datën dhe faqen e kërkuar — që na duhen për sigurinë dhe për të mbajtur faqen në punë; i fshijmë kur nuk nevojiten më.
5. Sa kohë i ruajmë
Vetëm për aq kohë sa nevojitet për rezervimin tuaj dhe për detyrimet ligjore, si faturat. Pas kësaj i fshijmë.
6. Të drejtat tuaja
Keni të drejtë të kërkoni qasje, korrigjim ose fshirje të të dhënave tuaja, si dhe të tërhiqni pëlqimin në çdo kohë. Na shkruani te info@orailire.com. Mund të paraqisni edhe ankesë te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (idp.al).